Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur sot dy objekte me shpërthim të kontrolluar në Fier. “BalkanWeb” publikon pamjet e shembjes së dy ndërtesave nga disa këndvështrime, njëra 4 kate dhe një tjetër 5 kat si pjesë e projektit për rehabilitimin e lumit Gjanica në Fier.
Për shembjen e objekteve janë përdorur 24 kg lëndë plasëse dhe nga shpërthimi nuk ka pasur dëme në godinat përreth.
“Për eliminimin e dëmeve janë vendosur në të dy objektet dhe pranë tyre 3 mijë thasë me rërë, si dhe një mijë metra skelë, për mbrojtjen e objekteve të tjera që ndodhen pranë shpërthimit”- thuhej më herët në njoftimin e IKMT.