Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka zhvilluar sot seancën, për sekuestron që i është bërë pronave të Klement Balilit, i cili është shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.
Prokuroria para disa muajsh ka vendosur në sekuestro të gjitha bizneset dhe pronat e Klement Balilit, si Santa Quarantën, hotele, restorante, toka dhe të gjitha pronat.
Pas këtij vendimi të Prokurorisë, gjykata a e vlerësoi të vlefshëm këtë vendim dhe e la në fuqi.
Familja e Balilit këtë vendim e apeloi , dhe sot Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë vendim që të lë në fuqi vendimi ne shkallës së parë dhe ka lënë në sekuestro të gjitha pronat e tij.
Pas vendimit te Gjykates se Krimeve të Rënda, qe pranoi kërkesën e Prokurorisë për sekuestro preventive të pasurisë së Klement Balilit, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”, policia ka zbarkuar sot ne terren, per ekzekutimin e vendimit.