Hiqet nga lista per shortin e Kandidateve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Kozma Jano, te cilit, PD-ja i zbuloi një dokument ku shkruhej se ai kishte qenë informator i Sigurimit të Shtetit gjatë kohës që mbante detyrën e efektivit të policisë në Portin e Durrësit, me emrin “Telefoni”.
Ne mbledhjen e sotme te Komisionit te Ligjeve, kreu i komisionit, socialisti Ulsi Manja ka propozuar qe Jano te mos jete me pjese e shortit.
Nderkohe, autoriteti ka rifilluar verifikimin per Kozma Janon dhe vete kandidati ka kerkuar te verifikohet. Jano u perzgjodh ne peseshen e pare te shortit, nderkohe qe ne shortin e dyte, pas rrezimit nga Kuvendi, emri i tij nuk doli nga goglat fituese.
Kete radhe, komisioni ka vendosur ta skualifikoje fare nga gara. Kujtojme se nese emrat e KLGJ e KLP nuk votohen as kete radhe me shumice te cilesuar nga Kuvendi, ata miratohen automatikisht.