Duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve, kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi ka folur për dy çështje shumë të rëndësishme: Projektin e by- pass- it dhe shqetësimet e ngritura nga banorët si dhe, zvarritjen që po i bëhet zbardhjes së Planit të Përgjithshëm vendor nga ana e KKT-së.
Për çështjen e punimeve në by- pass, Ademi ka thënë qartë se ajo dhe Bashkia janë në anën e qytetarëve. Ata kërkojnë dy gjëra krejt normale dhe të ligjshme: Tu mundësohet në projekt aksesi në pronat e tyre dhe shtëpitë të ndara nga shtrati i rrugës që po ndërtohet përmes hyrje- daljeve ashtu siç edhe përshpejtimin e procedurës së dëmshpërblimit për banorët e prekur nga ndërtimi. Këto probleme ne ja kemi dërguar zyrtarisht edh me shkresë ARRSH-së por edhe ministrit Gjiknuri dhe presim reagimin e shpejtë dhe pozitiv nga ana e tyre.
Po ashtu, Ademi ka folur edhe për çështjen e Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV), i cili akoma nuk është zbardhur nga KKT-ja. Kryetarja e Bashkisë ka sjellë në vëmendje se Bashkia Shkodër e ka miratuar këtë plan që në prill 2017, ndërsa është miratuar në KKT ne tetor të të njëjtit vit. Nuk e dimë se pse po vonohet zbardhja e PPV-së, që është jetike për zhvillimin e Bashkisë Shkodër, por mbase mund të jetë edhe qëllimshme. Shume Bashki të tjera që kanë aplikuar edhe pas nesh, tanimë e kanë të zbardhur PPV-në e tyre. Në ketë kushte, i kam dërguar një shkresë zyrtare kryeministrit Rama në cilësinë e KKT-së, për ti kërkuar shpjegime lidhur me këtë vonesë të pakuptimtë dhe të pajustifikueshme.