Ujësjellës- Kanalizime Shkodër po punon aktualisht në pastrimin e kanalizimeve të ujërave të zeza në pedonalen “Kol Idromeno”. Gjatë punës është konstatuar bllokimi i kolektorit kryesor të KUZ. Gjatë pastrimit kemi nxjerrë nga kolektori mbetje urbane nga me të ndryshmet, deri edhe meteriale inerte e dërrasa. Të gjitha këto shkaktojnë edhe bllokimin e kolektorit. Për te parandaluar bllokime të tjera, kërkojmë bashkëpunimin e bisneseve, sidomos për të mos hedhur mbetjet urbane në KUZ. Ne po bëjmë maksimumin e mundshëm për të ofruar sherbimet për qytetarët, por bashkepunimi i ndërsjelltë është i domosdoshëm.