240 hektarë tonë nën ujë në Anën e Malit, njësi administrative e Bashkisë Shkodër. Informacioni ëhtë bërë i ditur nga administratori i NJA Ana e Malit Arben Ceni, i cili bashkë me drejtorin e Bujqësisë në këtë bashki Alban Sekja kanë inspektuar nga afër në terren.
Gjatë inspektimit në të gjithë territorin e NJA, ata kanë konstatuar përmbytje në Oblikë, Obot dhe në Goricë të Muriqanit. Sipas Cenit, niveli i ujit vetëm natën e fundit është rritur me 20-30 cm. Adminisstratori Ceni është i bindur se harta e përmbytjeve është rritur si pasojë e shkarkimeve nga hidrocentralet. Madje, ai kërkon që nëse shkarkimet do të vazhdojnë, autoritetet duhet të njoftojnë që më pas, administrata e NJA të bëjë njoftimin e banorëve që të marrin masa.
Nga ana tjetër, drejtori i Bujqësisë Alban Sekja pohon se përmbytjet nuk vijnë nga rreshjet, aq më shumë kur 3 ditët e fundit nuk ka patur fare rreshje. Kanalet e pastruara nga Bashkia Shkodër, e kryejnë më së miri funksionin e kullimit të tokave, aty ku lumi Buna nuk ka kaluar mbi nivelin e kanaleve kulluese. Nga përmbytjet jane demtuar siperfaqet e mbjella kryesisht me foragjere, por edhe rreth 3 dynym sera.