Identifikohet personi që mbeti i plagosur pas një atentati me armë zjarri në Elbasan. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen ‘Fushë Mbret’. Bëhet fjalë për shtetasin Raif Çaushllarin.
Ky i fundit është qëlluar nga persona ende të paidentifikur ndërsa ai lëvizte në këmbë. Bëhet e ditur se 23-vjeçari është plagosur në krah. Bëhet me dije se vëllai i të plagosurit rezulton me precedentë penal, por nuk dihet nëse sulmi i sotëm ka lidhje me të.
Ndërkohë, sapo u sinjalizuan për ngjarjen, forca të shumta policore mbërritën në vendin ku ndodhi përplasja, ndërsa nisën hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Komunikata e Policisë
Rreth ores 19.40, afër kryqezimit të Cërrikut, është plagosur me armë zjarri pistolete nga persona ende të paidentifikuar shtetasi R. Ç rreth 23 vjeç, pronar i nje motoservisi.
Shtetasi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e Elbasanit e mbështetur nga FNSH ka ngritur menjëherë pika kontrolli dhe po krehin zona përrreth ku ka ndodhur ngjarja.
Janë shoqëruar disa persona që kanë parë ngjarjen dhe po punohet me intensitet me grup te posaçëm për zbardhjen e ngjarjes.
Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale armën e krimit.