Rritet niveli i ujit në NJA Ana e Malit, zgjerohet harta e tokave nën ujë. Nga ora 17.00 e ditës së sotme (e mërkurë, 7 shkurt 2018), sipas monitorimit të situatës në NJA Ana e Malit, konstatohet rritje e nivelit të ujit me 30 cm. Në rrugën e Obotit, në orën 20.30, uji është 15 cm mbi asfalt.
Ndërkohë, sipas komunikimit me Institucionin e Prefektit të Qarkut Shkodër pranohet se 500 m3 jane shkarkime dhe 750 m3 shkarkime nga prodhimi. Në total, shkarkohen nga hidrocentrali i Vau- Dejësit 1250 m3/sek.
Sipas specialistëve tanë që po monitorojnë situatën orë pas ore, niveli i ujit dhe zgjerimi i hartës së përmbytjeve për shkak të përmbytjeve tregojnë se shkarkimet janë më të mëdha.
Ne vazhdojmë të jemi në monitorim të pandërprerë të situatës. /Marrë nga faqja zyrtare në Facebook e Bashkisë Shkodër/