Këngëtari shqiptar Ermal Meta rikthehet në konkurim në festivalin preztigjoz të muzikës italiane Sanremo.
Meta konkurron në këtë festival në bashkëpunim me Fabrizio Moro me këngën “Nuk më keni bërë asgjë”, e cila sipas organizatorëve ka ngjashmëri me këngën “Qetësi”, të Amber Calvani dhe Gabriel de Pacali, konkuruese në vitin 2016.
Sipas rregullave të brendshme të festivalit, ngjashmëria mes këngëve lejohet në masën 30%, që duket se Meta nuk e ka tejkaluar.
Këngëtari shqiptar reagoi në Instagram menjëherë pas pezullimit duke mohuar çdo akuzë, ndërsa sot RAi ka rikthyer në garë për çmimin e madh Metën dhe Fabrizio Moron.