SHKB e Drejtorisë së Burgjeve në një komunikatë për arratisjen e djeshme nga Gjykata e Apelit të Gjirokastrës lajmëron se ka arrestuar dy punonjës të burgut të Sarandës të cilët shoqëronin personin i cili mundi t’i shpetonte prangave dhe ti ikte policisë. SHKB e burgjeve bën me dije se u arrestuan Njazi Kaçupaj dhe Fatjon Idrizi, dy efektivët që akuzohen se shpërdoruan detyrën. Saimir Ahmeti u arratis nga Gjykata e Apelit te Gjirokastres dje, por u kap pas disa orësh.