Një vajzë 21- vjeçare nga Shkodra është larguar nga shtëpia e saj pa dhënë asnjë shpjegim. Ka qënë i ati i vajzës, i cili ka bërë kallëzim në polici. Me të marrë njoftimin unifromat blu kanë nisur punën për gjetjen e saj, por deri në këto momente nuk ka asnjë informacion për 21- vjeçaren nga Shkodra. Ndërkohë, policia ja ka referuar ngjarjen prokurorisë.
“Më datë 07.02.2018, shtetasi S.S vjeç 47, banues në Shkodër, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza, shtetësia S.S vjeç 21. Punohet për gjetjen e saj . Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Shkodrës.