Për një shkollë të mesme në Lezhë muaji Shkurt ka 31 ditë. Në një dokument të kësaj shkolle, ku është bërë përjashtimi i një nxënësi, shkruhet se deri në 31 shkurt ai ka plotësuar numrin e mungesave. Nuk dihet akoma se çfarë kalendari përdor kjo shkollë në Lezhë, sepse ne të tjerët e dimë që shkurti ka 28 ditë.