Situata e përmbytjeve në NJA Ana e Malit në Bashkinë e Shkodrës, si pasojë e shkarkimeve të hidrocentraleve, vijon të jetë e pandryshuar. Sipas raportimeve nga territori, ditën e sotme është kjo situatë:
Sipërfaqe të përmbytura sipas fshatrave:
- Fshati Obot 70 Ha
- Fshati Muriqan 200 Ha
- Fshati Oblikë 180 Ha
- TOTALI 450 Ha
Nga sipërfaqja e mësipërme, sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet 320 Ha, e ndarë si më poshtë:
- Jonxhe 280 Ha
- Kultura të dyta foragjere 30 Ha
- Grurë 5 Ha
- Sipërfaqe sera 1 Ha
- Bimë dekorative 4 Ha
- Tokë e pakultivuar 130 Ha
Ndërkohë, shkarkimet nga hidrocentrali i Vau- Dejësit vazhdojnë. Sipas raportit zyrtar, i datës 8 shkurt 2018, 5 agregatet punojnë me kapacitet të plotë dhe vijojnë shkarkimet nga porta me 300 m3/ sek. Bashkia e Shkodrës vijon orë pas ore monitorimin e situatës në terren. Fotoja ilustruese është marrë mengjesin e sotëm. /Njoftim për mediat i Bashkisë Shkodër/