Një shtetas 41- vjeçar nga Jubani i Shkodrës ka përfunduar në spitalin Psikiatrik. Sipas policisë, në lagjen “Ndoc Mazi” të Shkodrës, ai ka thyer me gurë xhamin e nje mjeti “Benz”. Mësohet se shtetasi në fjalë e ka bërë veprimin e tij në kushte depresioni, teksa duket se ai ka qënë i evidentuar edhe në spitalin Psikiatrik ku edhe u dorëzua.
“Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin N.Z vjeç 41, banues në fshatin Juban, pasi në lagjen “Ndoc Mazi”, në kushte depresioni, ka dëmtuar me gurë xhamat e mjeteve tip “Benz”. N.Z u dorëzua në spitalin psikiatrik Shkodër, ku ishte i evidentuar.”, përfundon njoftimi i Policisë së Shkodrës.