Tre shqiptarë janë arrestuar në Como të Italisë me 17 kg drogë. Të arrestuarit janë identifikuar si Agim Proshka (i lindur më 1980), Edison Proshka (lindur në 1991) dhe Jurgen Verbofshi (i lindur në vitin 1998).
Mediat vendase shkruajnë se dy prej tyre u arrestuan në dy makina, brenda së cilës u gjetën 7 kg kokainë, 4.5 kg heroinë, dy mitralozë, një pistoletë gjysmë automatike, një revolver, ngarkues për mitralozë dhe municione për të gjitha armët e lartpërmendura.
Përveç kësaj, 5 kg kokainë dhe 550g heroinë u ruajtën në bagazhin e Citroen C3 të udhëhequr nga Verbofshi. Gjithsej mbi 17 kg drogë shkruan giornaledicomo.it.