Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka kërkuar që të mos jetë subjekt i ligjit të Vettingut. Përmes një kërkese drejtuar organeve të Vettingut, Llalla njofton se dorëhiqet nga sistemi i drejtësisë.
Kësisoj, Llalla tërhiqet nga e drejta për të qenë gjyqtar i Apelit. Tërheqja nga sistemi i drejtësisë bën që procesi i Vettingut ndaj Llallës të ndërpritet, por për këtë çështje do vendosë Këshilli i Lartë i Drejtësisë nëse Llalla do i shpëtojë apo jo Vettingut për pasurinë dhe integritetin profesional.