Me datë 11.02.2018 rreth orës 22:30 në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, mjeti tip Skoda me targë KS 01-168 KR ka përplasur një shtetas, këmbësor,që sipas informacioneve paraprake dyshohet te jete Gëzim Selimi 40 vjeç nga Komani, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Drejtuesja e mjetit, shtetasja Luljeta Marku 47 vjeçe, nga Gjakova, Kosovë, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.