Një automjet është djegur pas mesnate në qendër të qytetit të Vlorës. Sipas të dhënave zyrtare ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 ku automjeti tip “Benz” me targa AA777KP u përfshi nga flakët. Mësohet se automjeti i djegur është në pronësi të Eduard Alikajt, një emër jo i panjohur për policinë lokale.
Kjo, pasi Alikaj u arrestua pas një konflikti me punonjësit e një parkingu, ku përfundoi i gjakosur.
Ndërkaq, kamerat e sigurisë në objektet pranë vendit të ngjarjes kanë kapur momentin kur një person i maskuar në biçikletë largohet nga zona.
Informacion paraprak
Më datë 12.02.2018, rreth ora 01:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në vendin e quajtur Xhamia, është djegur pjesërisht, automjeti tip “Benz” , në pronësi të shtetasit E.A.
Mjeti ka qenë i parkuar. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkaqeve të djegies së mjetit.