Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Duke iu referuar burimeve nga policia se në Rrugën “Pjetër Budi”, te Shkolla “Osman Myderizi”, ka rënë suvaja e tavanit të një klase.
Nga rënia e materialeve, është dëmtuar mësuesja me iniciale E. P., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve por pa probleme për jetën. Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se nuk ka nxënës të dëmtuar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. /balkanweb.com/