Një shtetase 54- vjeçare i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë. Ka qënë policia e cila ka dhënë informacionin duke shtuar se gruaja ka gjetur vdekjen në QSUT në Tiranë. Lidhur me arsyet që e shtynë 54- vjeçaren, policia nuk jep asnjë sqarim. “Më datë 13.02.2018, në Manati, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasja L.C, vjeç 54, e cila ka gjetur vdekjen në Q. S. U. Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim”, thuhet në njoftimin e policisë.