Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të ketë një valë arrestimesh të shumë personave, përfshi këtu dhe zyrtarë e ish zyrtarë, të lidhur me krimin e grabitjes e tjetërsimit të pronave publike në vend.
I ftuar në emisionin Opinion, Xhafaj ka deklaruar se në bashkëpunim me prokurorinë e Përgjithshme, tashmë hetimet e dosjet janë drejt përfundimit dhe pritet që së shpejti të ketë një sërë arrestimesh.
Xhafaj tha se kemi disa çështje penale, në bashkëpunim me Prokurorinë, në rrethet Kavajë, Durrës, si dhe ka një proces hetimi në Lezhë, por do ta shtrijmë në Vlorë dhe gjithë vijën bregdetare.