Një tjetër vdekje për shkak të komplikacioneve nga fruthi. Burime nga Qendra Spitalore Universitare Tiranë bëjnë me dije se një foshnje ka ndërruar jetë për shkak të komplikacioneve nga fruthi.
Fëmija ishte nga Peshkopia dhe në kartelën spitalore ishte diagnostikuar me bronkopneumoni bilaterale. Foshnja ishte trajtuar edhe në Peshkopi për bronkopneumoni, ndërsa në Tiranë pas analizave fëmija u diagnostikua me fruth.
Burime nga QSUT pohuan se foshnja 4 muajsh ka ndërruar jetë në datën 10 shkurt. Një foshnjë tjetër 7 muajshe ndërroi jetë më 5 shkurt në pediatrinë e QSUT pas komplikacioneve nga fruthi. Mësohet se foshnja ishte e pavaksinuar, pasi vaksina e fruthit, MMR merret mbi moshën 1-vjeçare