Prej disa ditësh qarkullojnë informacione mediatike për bllokim të pagave (rrogave) të disa kategorive nga Bashkia Shkodër për shkak të mospagesës së faturave të ujit. Në fakt, e verteta e faktuar me dokumenta zyrtare, është krejt ndryshe.
Kryeministri Edi Rama, në kuadër të “Reformës së ujit” ka nxjerrë urdhrin nr. 237, datë 13.12.2017 për masat që duhen marrë në kuadër të kësaj reforme. Më poshtë, mund të gjeni urdhrin (2 faqe) dhe mund ta lexoni vetë përmbajtjen e tij.
Pas urdhërit të Kryeministrit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, i ka derguar Bashkisë së Shkodrës shkresën me nr. 3388, datë 18.12.2017 ku përcaktohet se për analogji me urdhërin e Kryeministrit, i kërkohet nxjerrja e urdhrit edhe kryetares së Bashkisë së Shkodrës për disiplinimin e pagesës së ujit. Më poshtë, mund të gjeni shkresën (3 faqe) dhe mund të lexoni përmbajtjen e saj.
Çdo koment është i tepërt, për atë që ka sy të lexojë dhe veshë të dëgjojë.