Një person është plagosur mbrëmjen e sotme pas një konflikti që është regjistruar rreth orës 19:30 pranë shkollës 9-vjeçare ‘Mark Trokthi’. I plagosur ka mbetur Gent Bushi, ndërsa autori mësohet se është Xhevahir Lika nga fshati Gjorëm. Ata janë goditur me njëri tjetrin me grushte, shqelma dhe sende të forta, ndërsa më pas Xhevahir Lika ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Gent Bushi ka pësuar disa dëmtime në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Xhevahir Lika është shpallur në kërkim. Lika është person me precedent penal dhe njihet në zonë si problematik. Ndërkohë që Bushi është marrë në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë njofton: Në Laç, pas një konflikti të çastit mes dy shtetaseve, ata janë goditur me grushte dhe sende të forta me njeri-tjetrin dhe njeri prej tyre ka qelluar me armë zjarri në ajer dhe është larguar.
Nuk ka të lenduar nga të shtenat.
Policia ka shkuar menjehere në vendngjarje dhe fale veprimeve të shpejta hetimore ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin Xh.L, që qelloi me arme zjarri në ajer.
Policia është vene në ndjekje të autorit dhe po punohet për kapjen e tij.