Një aksident me plagosjen e tre personave ka ndodhur pranë kryqëzimit të Milotit, në rrugën e Kombit. Një autoveture e cila drejtohej nga një avokat në Laç, ka goditur mjetin e policisë së Kurbinit, duke mbetur i plagosur avokati dhe më lehtë dy efeketivët.
Pas ngjarjes avokati A. Lleshi është larguar nga vendgjarja, ndërsa është shpallur në kërkim, ndërsa dy efektivët kanë marrë mjekimet e nevojshme, pranë spitalit në Laç.Ngjarja ka ndodhur në orën 02.30 të mëngjesit të sotëm, teksa forcat e policisë ishin në patrullim në rrugën e Kombit.