Kuvendi i Kosovës mbajti sot seancën solemne për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Te pranishëm në Prishtinë janë ish-kryeministri Sali Berisha, presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kreu i opozitës Lulzim Basha dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Kryeministri Rama ka mbajtur një fjalë përshëndetëse me kete rast. Shefi i Qeverisë shqiptare, ka propozuar një President gjithëkombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë.
“Dialogu i vështirë me Serbinë do të jetë edhe ai histori dhe shqiptarët e sërbët do të bashkëjetojnë në funksion të së ardhmes si dy popuj në fqinjësi të mirë dhe pjesë të BE. Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta po pse jo një president simbol të unitetit kombëtarë dhe një politikë kombëtare të sigurisë”, ka thënë Rama.
“Mbase ky parafytyrim sot mund të mos jetë i këshillueshëm në rrafshin e racionales, por historia per te cilen mora leje ne fillim per te mos folur sot, na këshillon se cka eshte e drejte te enderrohet, nuk eshte e pamundur te realizohet. E ardhmja u takon atyre qe i paraprijne asaj dhe e shkuara e 20 viteve te fundit, Kosoves i ka paraprire fale ketyre njerezve te ketij vendi ne nje te ardhme qe eshte me e afert se sa largesia qe shohim sot”, ka shtuar ai.
Ai ka këshilluar Kosovën dhe Serbinë të vazhdojnë dialogun për fqinjësi të mirë dhe të bëhen pjesë e BE’së si dy Shtete të pavarura.
“Ma falni shmangien e historisë në këtë fjalim përshendetës”, tha nder te tjera Rama.
“Besoj se jeni të tërë në një mendje që vetëm 2 dekada më parë kremtimi i pavarësisë së Kosovës ishte më shumë utopi se sa një objektiv i arritshëm në harkun e gjallesës sonë, lërë me pastaj adresimi i kryeministrit të Shqipërisë në Kuvendin e Kosovës për 10 vjetorin që s’do ishte i mundur as përmes fantazisë më pjellore letrare.
Por e gjitha kjo ka ndodhur dhe kur rënia e idealeve politike dukeshin si fat i pashmangshëm, angazhimi i paepur i njerëve të zakonshëm të këtij vendim heronjve e ka bërë të mundur më të pamundurën”.