Policia e Kurbinit, si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale të kryera , brenda pak orëve pasi ndodhi ngjarja bëri identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit:
-Xhevahir Agolli (Lika), 23 vjeç, banues në Gjormë-Kurbin.
Kapja dhe arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datën 17.02.2018, rreth orës 17.30, në qytetin e Laçit, është konfliktuar me shtetasin E.B., 39 vjeç, banues në Kurbin, duke e goditur me sende të forta dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Në vijim të veprimeve, është bërë shpallja në kërkim e shtetasit E.B, i cili pas konfliktit është larguar dhe fshehur duke ju shmangur kallëzimit të krimit.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Kurbin për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.