Rikthehen reshjet e shiut. Sot pasdite pritet që reshjet të përfshijnë të gjithë vendin, por do të jenë të dobëta. Ndërsa nesër intensiteti i reshjeve do të rritet dhe do të arrijë deri mesatar në veri të vendit
Në veri-lindje priten reshje dëbore në 500m mbi nivelin e detit. Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 9 -12 në vendet e ulëta, 7 -11 në vendet malore: dhe 3 – 8 °C. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik për përmbytje.