Kantautori dhe prezantuesi i njohur Ardit Gjebrea ka shprehur publikisht dhimbjen e tij për aksidentin e rëndë në Velipojë të Shkodrës. Ai e ka ndarë dhimbjen me ndjekësit e tij të shumtë në Facebook: “Sapo lexova për aksidentin në rrugën Shkodër – Velipojë… Ka humbur jetën një baba me djalin 8 mujash dhe më vonë edhe vajza 5 vjeçe. Ndërkohë bashkëshortja e tij dhe vajza tjetër 10 vjeçare po luftojnë me vdekjen.
Çfarë dhimbje ndjeva!
Gjysmohet një familje me rrezikun të shuhet fare!
Nuk i njoh, por fort po lutem: Prehuni në paqe dhe Zot shpëtoje vajzën me nënën!”, shkruan Gjebrea.