Shefi i Urgjencës ne Shkoder ka sqaruar sot lajmin per vdekjen e vajzes 10 vjece te familjes Gjergji qe u aksidentua te dielen pasdite ne Velipoje. Sipas tij, e mitura mbahet gjalle me aparatura dhe ndodhet ne gjendje kritike.
“Truri eshte jashte funksionit edhe trupi po ashtu”, thote shefi i urgjences Astrit Lahi, raporton gazetari Senad Nikshiqi.
“Lajmi per vdekjen nga urgjenca mund te kete qene nje nxitim i momentit. Gjendja e vajzes eshte ne nje status qe mbreme dhe s’ka permiresime dhe sa me shume qe kalon koha aq me te pakta jane shanset. Rikthimi i saj ne jete eshte thuajse i pamundur”.
Rreth mesnatës së datës 18 shkurt 2018, nga Urgjenca e Spitalit Rajonal të Shkodrës dhe nga burime jo zyrtare të Policisë së Shkodrës, doli informacioni se 10- vjeçarja ndërroi jetë. Mbase, siç e sqaron edhe shefi i Urgjencës, është deklaruar vdekja klinike e vogëlushes. /panorama.com.al/