Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për një president të përbashkët Shqipëri- Kosovë, si simbol i unitetit kombëtar, ka reaguar Princ Leka, trashegimtari i Familjes Mbretërore Shqiptare. Në një reagim publik në Facebook Princ Leka shkruan: “Bashkimi Kombëtar ka qënë, është dhe do të jetë ëndra dhe përpjekja e Familjes Mbretërore brez pas brezi, madje edhe kur nuk guxonte askush tjetër ta artikulonte!
Realizimi arrihet me Kurorën Mbretërore në dy shtete si simbol i këtij uniteti. Kjo do të ishte logjika e stabilitetit real, traditës dhe prosperitetit të vërtetë, sic e sygjerojnë shembujt e padiskutueshëm të suksesit në vendet më të zhvilluara perëndimore.”.