Aksident tragjik i ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Shkodër-Velipojë, ku një baba me dy fëmijët e tij humbën jetën, ndërsa në gjendje të rëndë ndodhet vajza tjetër 10 vjeçe dhe bashkëshortja e tij, i ka tronditur të gjithë.
Për këtë rast të rëndë, kanë reaguar edhe disa figura publike, të cilët shprehin dhimbjen dhe lutjet për vajzën dhe nënën të cilat po luftojnë me jetën.
Një ndër to ka qenë edhe gazetarja Rudina Xhunga, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale i bashkohet lutjeve për Noemin e vogël, 10 vjeçe.
“Noem, mos shko me engjëjt, zemra vogël. Rri në këtë botë, me mamin. #lutuperNoem&Evisa”, shkruan ajo.