Ish-ministri i Infrastrukturës në mandatin e parë të qeverisë Rama, aktualisht deputet i LSI, Edmond Haxhinasto ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan që po hetohet nga prokuroria. Haxhinasto u thirr nga prokurorja Elisabeta Imeraj.
Për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan është arrestuar ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika, por edhe Albens Alite dhe Aksel Qurduka, drejtori dhe ish-drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.
Hetimet nga prokuroria nisën pas kallëzimit nga KLSH në 2016 për dëm ndaj shtetit me vlerë mbi 6 mln euro për abuzime në rrugën Tiranë-Elbasan, por që janë ripërsëritura në një kallëzimi i dyte të ministrit Gjiknuri në 2017.