Zëvendës Drejtori i Policisë së Shtetit Rebani Jaupi ka dhënë sot shifra konkrete nga rezultatet e operacioneve të policisë. Nga “Studio e Hapur” në News24, Jaupaj deklaroi se policia është në kontroll të territorit çdo ditë, duke pohuar se nga janari deri sot janë sekuestruar mbi 56 ton kanabis. Ai foli me shifra për të treguar punën e policisë përsa i përket asgjësimit të rrënjëve të kanabisit në mbarë vendin si dhe grupet kriminale, shkruan BalkanWeb.
“Policia ka si prioritet edhe trafikimin e kanabisit. Kemi goditur rreth 60 grupe kriminale. Policia veprimet i kryen në bazë të kodit të procedurës penale. Veprimet e policisë janë standarde, të bazuara në ligj. Jemi përditë në kontroll të territorit” Jaupi shtoi se numri i kontrollove të policisë ka arritur deri në 105 mijë,” tha ai. Ai gjithashtu ka treguar se bashkëpunimi me prokurorinë ka qenë efektiv.
“Bashkëpunimi me prokurorinë, s’ka asnjë problematikë. Me Prokurorinë, kemi pasur gjithnjë bashkëpunim normal dhe institucional. Pa bashkëpunim nuk mund të kemi sukses në punën tonë,” tha Jaupi.