Dy persona kanë rënë në pranga dhe shtatë të tjerë po procedohen në gjendje të lirë, pas bulimit dhe shkatërrimit të një foleje prostitucioni online në Tiranë. Policia bën me dije se në pranga ka rënë 24-vjeçarja Anushe Ll., banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line Adult Work”, për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit” si dhe 25-vjeçari Met Tali, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” femrat: A. H., 25 vjeçe, A. L., 31 vjeçe, A. Xh., 22 vjeçe, S. M., 30 vjeçe, A. Sh., 21 vjeçe, A. T., 23 vjeçe, E. R., 23 vjeçe.
Në kërkim janë shpallur një 33-vjeçare dhe një 29-vjeçar, mbi të cilët rëndon akuza e veprës penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Anushe Ll., dyshohet se prej një kohe të gjatë, punësonte vajzat e mësipërme dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej nëpërmjet logimit në faqen “Adult Work”, aktivitet i cili kryhej në një apartament në rrugën “Don Bosko”.
Në këtë aktivitet Anushe Ll. dyshohet se është futur nëpërmjet 33-vjeçares D. G., të cilën më herët e ka pasur në administrim, në bashkëpunim me personin tjetër të shpallur në kërkim.
Gjatë kontrollit të njërit prej apartamenteve ku ushtrohej ky aktivitet i paligjshëm, apartament i cili ishte marrë me qira nga Met Tali, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 17,4 gr lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 kompjuter dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kryerjen e aktivitetit.