Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Shirq të njësisë administrative Dajç në qytetetin e Shkodrës, ku dy persona të maskuar kanë hyrë në një banesë e cila është në pronësi të shtetasit Mark Alia. Gjatë momentit të grabitjes në shtëpi ndodheshin vetëm dy persona të moshuar.
Policia ka marrë një telefonatë për një grabitje të një banese, e cila është nisur menjëherë për të verifikuar ngjarjen.
Sipas të dhënave paraprake të policisë banesa e grabitur kishte kamera sigurie dhe sisteme alarmi, raportohet se grabitësit kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash nga banesa, një celular edhe një armë gjahu ‘çifte’, gjithashtu kanë marrë edhe automjetin i cili ndodhej në oborrin e shtëpisë.
Grabitësit ishin tre persona të maskuar dy nga të cilët janë futur në banesë ndërsa një tjetër ka qendruar jashtë.
Grabitësit janë larguar në drejtim të paditur, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.