Sekuestrohen nga policia 20.700 dollarë, të dyshuara të falsifikuara, ndërsa është arrestuar autori i dyshuar. Taulant Dubali 44 vjeç banues në Elbasan prangos, pasi iu gjet shuma me prerje 100 (njëqindëshe) të dyshuara si të falsifikuara.
Operacioni i koduar “START 2018” është realizuar nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale Task Forcë Speciale Qendrore dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Policia deklaron se operacioni dhe hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale si dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë të implikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.