Tragjedia e familjes Preka në Velipojë të Shkodrës po përjetohet rëndë në opinionin publik. Por mjaft rëndë po përjetohet brenda familjes së goditur nga aksidenti tragjik. Pak minuta pasi ka mësuar vdekjen e Noemit 10- vjeçar, viktima e katërt brenda familjes, ka reaguar me një status shumë të dhimbshëm halla e vajzës, Gonxhe Preka. Ajo shkruan në Facebook: “Edhe ti moj Noem Ike po pse moj Hall pse moj shpirt na theve Zemren moj hall kaq shume a pak ishim tu vujt per bab e vlla e moter tane pse nuk nejte me ne o gjaku I zemres teme.”.
Pak orë më parë, kur kishte përcjellë në varreza vëllain Edmond dhe dy fëmijët e tij, Gonxhja kishte përcjellë dhimbjen e papërshkrueshme në në tjetër status. “Oooo vllai i zemres teme o shpirti i motres. Ta ka fal motra shpirtin ty e kam shpirtin me ty kot jam gjall kot jetoj Mond. Jam e dekun mes te gjallve o jeta motres si ma theve shpirtin 1000 copash.”, shkruante në FB Gonxhe Preka.