Jam sot para jush për të sqaruar pozicionin e Bashkisë së Shkodrës lidhur me çështjen e ndriçimit në unazën lindore të qytetit të Shkodrës.
Disa herë, duke ju përgjigjur interesit të mediave, Bashkia e Shkodrës ka dhënën sqarime lidhur me këtë çështje, por jemi të detyruar sërish të sqarojmë përmes jush opinionin publik me të vertetën bazuar në dokumentat që disponojmë.
Bashkia Shkodër ka marrë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, Drejtoria e Rajonit të Veriut një shkresë me nr. Prot 110, datë 10.02.2016.
Me datë 16.02.2016, me shkresën me nr. Prot. 1688, Bashkia e Shkodrës i ka kthyer përgjigje ARRSH-së duke i vënë në dukje sa më poshtë:
Në tetor 2017, në Bashkinë e Shkodrës ka ardhur një shkresë e OSHEE, ku veç të tjerave, kërkohet të paguhet një faturë, për ndriçimin në unazën lindore. Në mënyrë paradoksale, siç mund ta konstatoni edhe ju, Bashkisë së Shkodrës i kërkohet të paguajë një faturë energjie në emër të Autoritetit Rrugor, Drejtoria Rajonit Verior.
Nga ana jonë, me datë 31.10.2017, me shkresën me nr.prot.16206, i kemi kthyer përgjigje OSHEE-së, duke i treguar situatën ne lidhje me ndriçimin me unazën lindore.
Duke marrë shkas nga shqetësimet e qytetarëve, Bashkia Shkodër ka dërguar një shkresë tjetër, me datë 15.11.2017, nr. Prot. 17148 për ARRSH Drejtoria Rajoni Verior dhe për dijeni Drejtorit të Përgjithshëm të ARRSH në Tiranë.
Kjo ëshë e verteta e bazuar në dokumenta, të cilat ua vëmë në dispozicion edhe ju si media. Është e qartë se ARRSH, edhe me këtë aks shumë të rëndësishëm, kërkon të bëjë propagandë politike. Bashkia e Shkodrës, është e gatëshme të marrë në dorëzim rrjetin e ndriçimit në unazën lindore, por natyrisht pasi ARRSH të shlyejë të gjitha detyrimet ndaj OSHEE. Nga ana tjetër, rrjeti i ndricimit duhet të merret në dorëzim nga Bashkia e Shkodrës me një proces- verbal të përbashkët me ARRSH ku të përcaktohen edhe problemet e mundshme që mund të ketë në gjendjen aktuale. Fatura më poshtë tregon se edhe aktualisht, faturimi i energjisë për unazën lindore të Shkodrës vijon në emër të ARRSH, Drejtoria Rajoni Verior.
Ndriçimi publik është një shërbim për qytetarët dhe përfitojmë nga rasti ti kujtojmë ARRSH-së se ne jemi të gatshëm në çdo kohë të marrim në dorëzim rrjetin e ndriçimit në unazën lindore dhe nga ai moment, ta administrojmë sipas parametrave. E përsërisim, nuk mund të bëhet politikë edhe me një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët. /Deklaratë për mediat e Përgjegjësit të Ndriçimit Publik në Bashkinë e Shkodrës Altin Salihi/