Ulërimat dhe thirrjet e nënës së Elvis Hoxhaj, në seancën gjyqësore për vrasjen e Hermes Beqirit, kanë shkaktuar kaos dhe tensione në gjykatën e Shkodrës. Kjo situatë e tensionuar ka shkaktuar edhe shtyrjen e seancës gjyqësore në ngarkim të të arrestuarve për këtë ngjarje të rendë, për shtetasi Elvis Hoxhaj dhe Ditmir Harifi.
Nëna e të arrestuarit është ulur me forcë nga ambientet e gjykatës ndërkohe që nuk kanë munguar thirrjet në mbrojtje të të birit, i cili sipas saj është arrestuar me te padrejtë dhe nuk duhet të jetë në të njëjtin vend me kriminelët, shkruan shqiptarja.com.
Kaq ka mjaftuar që seance gjyqësore të ndërpritet duke u shtyrë për në datën 27 Shkurt. Seanca gjyqësore është drejtuar nga Arben Zefi, ndërkohë që nisur edhe nga situata e krijuar séanca është shtyrë për në datën 27 shkurt, për të rishikuar edhe njëherë provat e ngjarjes.
23 vjeçari Hermes Beqiri u vra në mbrëmjen e 4 nëntorit në një lokal. Autorët e ngjarjes e qëlluan me kallashnikov, ndërsa nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra, për t’u ndarë nga jeta një ditë më vonë në Spitalin e Traumës në Tiranë.