Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Itali, ku një shqiptar është qëlluar me armë zjarri në komunën Busto Garolfo, në Milano. Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur një 27-vjeçar, i cili është qëlluar me një plumb në bark.
Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, pas plagosjes ka mundur të shkojë në një bar, ku edhe ka kërkuar ndihmë. Ai është dërguar në spital, ku mësohet se është në luftë me vdekjen.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë treguar se shqiptari është qëlluar me armë nga makinë në lëvizje, ndërsa policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët.