Dashi
Do ktheheni pas një udhëtimi pune ose për çështje biznesi me euforinë e një personi që ka përfunduar diçka të mirë dhe tani pret një çmim. Akoma më frymëzues humori i atyre, që pas një jave pune po përgatiten për një fundjavë argëtuese.
Demi
Mes shoqërisë dhe dashurisë hapi është i shkurtër, por pikërisht në momentin që jeni gati për të hedhur hapin tuaj, diçka do ju bëjë të hezitoni. Ndoshta është një sinjal që të shmangni gabimet. Analizoni dhe përgjigjen do ta merrni në një mënyrë jo të drejtpërdrejtë.
Binjakët
Hëna që kalon në shenjën tuaj sot takon vetëm kundërshtarët. Megjithëse do bëni të pamundurën, një klimë e acaruar dhe konfuze do ju kundërvihet. Në biznes do përpiqeni të realizoni një projekt që ju entuziazmon shumë.
Gaforrja
Hëna në shtëpinë e dymbëdhjetë flet për një analizë të vetvetes, duke ngacmuar Diellin dhe Mërkurin, të lidhur me shenjën tuaj me një trekëndësh të mrekullueshëm të ujit. Idealistë dhe pak vizionar, edhe kur flitet për politikë apo financa, dukeni pak ëndërrimtarë.
Luani
Për personat e dashur do donit të kishit pak më shumë kohë, por angazhimet në punë shpesh ju dërgojnë jashtë shtëpisë dhe sot është një prej atyre ditëve. Jeni gjithmonë në kontakt me të dashurin tuaj, edhe pse mund të jetë në anën tjetër të botës.
Virgjëresha
Keni në dorë një projekt interesant, por për fat të keq kushtet praktike nuk ju mbështesin, shterojnë fondet dhe mbështetja e duhur. Në çift duhet më shumë dialog. Sqarimet e munguara rrezikojnë të përkeqësojnë raportin.
Peshorja
Biseda interesante, por bashkëbiseduesi është i paparashikueshëm. Në mënyrë që të ndiqni mendimet e tij, duhet të jeni fleksibël dhe të braktisni skemat tuaja. Këshilla e një kolegu është e vlefshme, duhet të përshtateni me personat që ju rrethojnë.
Akrepi
Dielli dhe Mërkuri janë në anën tuaj dhe ju flasin për ndjenja të ëmbla, art dhe fantazi. Fjala kyç e ditës do jetë “harmonia”. Punë stimuluese, sidomos nëse në stafin tuaj është dikush që ju intereson edhe nga ana emocionale.
Shigjetari
Kohë të vështira për ata që kanë një aktivitet privat: shumë taksa, ligje të pakuptueshme dhe një klientelë e pakët nga problemet financiare të momentit. Ndonjë tension në familje ose në çift do rëndojë pak darkën, që mund të ishte më e lehtë.
Bricjapi
Sekreti i harmonisë së mirë është dialogu. Nuk duhen diskutime të gjata, mjafton një frazë për të rregulluar ekuilibrin e kompromentuar. Ambient profesional interesant, por nuk jeni aq të sigurt sa dukeni, më mirë të jeni vigjilentë.
Ujori
Mes afateve kohore dhe mungesës së dëshirës për të nxituar, do arrini të gjeni një rrugë të mesme. Keni kohë e mjaftueshme për të reflektuar, por jo aq shumë sa për të shmangur dyshimet që keni. Të paktën në kuzhinë duhet t’i jepni hapësirën e duhur partnerit.
Peshqit
Sot do të hasi pengesa të vogla. Më shumë angazhime në punë për t’u përfunduar para fundjavës, ndjeheni të lodhur! Keni kaq shumë për të bërë dhe kohë aq të kufizuar, saqë në fund do arrini të bëni vetëm gjysmën e tyre.