Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-I.M., 34 vjeç, banues në Kurbin.
-E.Gj., 37 vjeç, banues në Kurbin.
I.M., së bashku me babain e tij N.M., 69 vjeç, për motive banale janë konfliktuar me shtetasin E.Gj., dhe e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime në kokë.
Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandaloi përshkallëzimin e konfliktit mes këtyre shtetasve.
Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E.Gj., Policia gjeti dhe sekuestroi një qese me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, në ngarkim të shtetasit E.Gj., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ndërsa në ngarkim të shtetasve I.M., dhe N.M., për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim