Presidentja e Vllaznise Voltana Ademi, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Shkodrës, ka reaguar në lidhje me incidentin ndaj trajnerit Gjoka. Duke ju përgjigjur interesimit të gazetarëve, Ademi u shpreh:
“Ngjarje shumë e rëndë me Gjokën. Kush kërkon të cënojë Vllaznine nuk do ja arrijë. Ajo që ka ndodhur nuk ështe në nderin e Shkodrës ndaj kërkojmë zbardhjen e ngjarjes. Unë personalisht nuk kam patur presione si presidente sepse do ti denoncoja siç kam bërë për çdo rast deri më sot. Personalisht kam biseduar me Gjokën për rastin dhe ka bërë deponimet e tij ndërsa ne do të vazhdojmë përpara.”.
Ademi i është përgjigjur në distancë edhe ish- trainerit Cungu, i cili ka deklaruar se është larguar nga Vllaznia për shkak të presioneve. “Lidhur me ato që ka deklaruar Cungu, unë di të them se ai nuk është larguar për presione por për një gjë tjeter, që janë rezultatet” theksoi Ademi.