Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë e ndodhur dje datë 22 Shkurt 2018, ku është goditur trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka, Këshilli Bashkiak Shkodër në cilësinë edhe të Asamblesë së Klubit të Futbollit Vllaznia sh.a., shpreh keqardhejn dhe indinjatën për aktin shumë të rëndë të ndodhur.
Kjo nuk është një goditje vetëm për trajnerin dhe Vllazninë por edhe për futbollin shqiptar.
Këshilli Bashkiak dënon me vendosmëri këtë akt. Njëkohësisht mbështet dhe inkurajon trajnerin dhe ekipin në punën e tyre dhe kërkon nga organet kompetente zbardhjen sa më shpejt të kësaj ngjarje shumë të rëndë dhe dërgimin para drejtësisë. /Deklaratë e Këshillit Bashkiak Shkodër në cilësinë edhe të asamblesë së Klubit të Futbollit Vllaznia sh.a., Shkodër, datë 23 Shkurt 2018/