Plot 11 kg e 500 gram heroinë është sekuestruar nga Guardia di Finanza në Foggia, ku janë arrestuar tre persona, dy shqiptarë dhe një italian. Sipas mediave italiane janë arrestuar Alessandro Bonaventura, 38 vjeç nga San Severo dhe 2 shqiptarët Elio Jançe, 38 vjeç dhe Orges Tusha, 40 vjeç.
Të tre janë ndaluar në një bostbllok në autostradë mes Foggias dhe San Severo, ku ishin takuar bashkë. Në automjetin e 40-vjeçarit Tusha, të fshehur në një çantë shpine, policët e Guardia di Finanza kanë gjetur pakot e heroinës me një peshë totale prej 11.5 kg./BALKANWEB.COM/