71- vjeçari që ëstë gjetur i mbytur paraditen e sotme në ujrat e lumit Drin, ishte larguar një ditë më parë nga banesa. Lajmi konfirmohet nga policia e cila saktëson se ka qënë i biri 36- vjeçar i viktimës ai që ka denoncuar largimin e babait nga banesa. Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet: “Më datë 23.02.2018, shtetasi L.Ç, vjeç 36 banues në Shkodër, kallëzon se i është larguar nga banesa babai, shtetasit SH.Ç, vjeç 71, i sëmurë mendor. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.”.
71- vjeçari i shpallur në kërkim pas denoncimit të të birit, është gjetur i pajetë dhe pranë vendit të ngjarjes është gjetur edhe një biçikletë. Sipas njoftimit të policisë: “Me 24.02.2018 rreth orës 09:00 jemi njoftuar se në lumin Drin poshtë urës është gjetur një person i mbytur, i seksit mashkull. Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi Drin dhe është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër,
Nga familjarët e tij është bërë i mundur identiteti i personit ku rezulton te jetë shtetasi Sh. Ç. 71 vjeç, banues në lagjen Danjel Matlia, Shkodër. Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”