Hetimet e segmentit rrugor Tiranë-Elbasan po marrin përmasa edhe më të mëdha, pas arrestimit të ish-zyrtarëve të ARRSH dhe dëshmive të ish-ministrave si Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj, Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të marrë dëshminë edhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri.
Gjiknuri do të jetë ministri i 3-të i Transporteve që do të pyetet nga organi i akuzës.