Një i burgosur në burgun e Krujës, i ka dërguar një letër drejtorit të burgu, pasi kërkon që të takon nipin e tij. I burgosuri në letër shkruan se i ka dërguar disa herë por nuk i është kthyer përgjigje. Ai thotë se po shkruan ëmbël e ëmbël, por asnjë nuk ka bërë asgjë për ta lënë në takim, siç bëjnë të gjithë të burgosurit e tjerë. Nga sa kuptohet, behet fjalë për një të burgosur nga Shkodra dhe nipin e tij, që sipas informacioneve tona e ka gjetur në burg xhaxhain e tij por nuk mudn ta takojmë. Nipi i tij, sipas informacioneve, është arrestuar për armëmbajtje pa leje.
Letra e plotë
Zoti shef i policisë, të lutëm është e gjashta kërkesë që po të bëj, më lini më u takuar me nipin tim. Leonard Gjergji kat II GODINA I, është djali i vëllait, ju kam shkruar, ju drejtor ëmbël e ëmbël, e asnjë, se rruat të më realizoni kërkesën time.
Ishalla do dreqi e i thotë zotin e më lini të shtunën, se ju keni nxjerr vet Lixh/Rren për takime të shtunën me të afërmit në institut.
Çudi e madhe i nderuar zotëri, të gjithë shqiptarët gënjejnë e sillen keq me njëri tjetrin.