14 persona janë proceduar penalisht në Shkodër pas akuzave për vjedhje të energjisë elektrike. Kontrollet në katër ditet e fundit bene te mundur kapjen dhe procedimin ne policinë e shtetit të 14 abonentë me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike përmes skemës: – Furnizim me linje te dyte – Rilidhje e paligjshme, – Pa kontrate, vjedhje.
Abonentët e proceduar jane kryesisht nga Shkodra, pjesa ish-komunave, si dhe dy raste i takojne Lezhës. Abonentët janë: Ruzhdi H.Lazër V. N. Gjok P. Gjon L. Mark M. Bejto H. Mantho K. Altin N. Gjek V. Ndue B. Avdyl I. Ndue P. Çime K. Gjyste K.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike shpreh vendosmërinë për të mos toleruar asnjë rast të vjedhjes dhe abuzimit me energjinë elektrike. Çdo konsumator i cili për arsye të ndryshme ka neglizhuar në të shkuarën pagesën e energjisë duke akumuluar borxh të konsiderueshëm, ka mundësinë që të përfitojë nga skemat lehtësuese të shlyerjes së detyrimeve me këste mujore